E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Dokumenteve Gjyqesore Topi Hapi i pare i transparences

TIRAN- Presidenti i vendit Bamir Topi e ka quajtur hapin e pare te transparences ngritjen e Qendres se re te Dokumentacionit ne Keshillin e Larte te Drejtesise.

Duke folur ne ceremonine e perurimit te qendres kreu i shtetit njeheresh edhe kreu i Keshillit te Larte te Drejtesise ai tha se projekti ne fjale eshte shume i rendesishem dhe perben nje arritje ne fushen e drejtesise.

Me ane te kesaj qendre eshte bere hapi i pare i transparences per drejtesine. Vendimet e gjykatave nuk do te jene te mbyllura ne sirtare por edhe publike tha Topi duke kujtuar edhe njehere se drejtesia duhet te jete e pavarur dhe e pandikuar.

Ky projekt ne sherbim do tiu vleje institucioneve shqiptare per te pare te gjithe menyren e dhenies se vendimeve. Do tiu vlente shume politikaneve pasi fjalimet do ti bejne me te bazuara. Ky projekt i sherben te gjithe publikut tha ai.



Edhe nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu e ka cilesuar projektin si shume te rendesishem per transparencen e gjyqesorit ndaj qytetareve.

Projekti eshte shume i rendesishem. Ai ka si qellim rritjen e transparences ndaj publikut. Qendra do te mbledhe vendimet e gjykatave dhe do te verifikohet transparenca tha Spahiu.

Sipas tij Shqiperia nuk eshte ajo e viteve me pare ku dokumentacioni i gjykatave digjej duke humbur gjurmet per vendimet e marra. Sot Shqiperia sot ka nje sistem elektronik- tha ai duke kujtuar kohet e trazirave te 97-es kur shume prej arkivave ne gjykata u dogjen. Spahiu ka theksuar se drejtesia duhet te jete asnjanese ne gjykimet e saj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›