E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Filmit shkurton buxhetet per projektet

Qendra e Filmit vazhdon të shkurtojë buxhetet për projektet. E kushtëzuar nga rënia e buxhetit total, Qendra merr vendimin që tarifat e reja të jenë 10-15 milionë lekë më pak për një film të gjatë artistik. Kryetari Artan Minarolli në kuadër të konkursit për projektet e vitit 2013 bën një pasqyrë të situatës ku zhvillimi i një projekti zvarritet deri në 6 vjet

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka marrë nga konkursi i fundit për projektet e vitit 2013, 17 aplikime për filmin e gjatë artistik, 13 për filmin e shkurtër, 5 për festivale dhe 5 për filmin e animuar. Shqyrtimi zgjat deri në shtator. E re është që Qendra ka përcaktuar tarifa të reja sipas të cilave financimi do të jetë 30% më pak se buxheti për një film të vitit të kaluar.

Prej katër vitesh qendra administron vetëm për projektet buxhetin e shkurtuar në 70 milionë lekë. Kjo ka çuar në bartjen financiare të projekteve deri në gjashtë vjet.

Kryetari i qendrës e quan strategji që në këtë rutinë deficitesh, ndër të tjera edhe të cilësisë artistike, t'u jepet të gjithëve nga pak. Artan Minarolli ka parasysh edhe uljen e kostos së prodhimit në kushtet e përdorimit të teknikës dixhitale.

Për vitin 2013 ka kryer xhirimet Namik Ajazi dhe hyjnë në xhirim në korrik Fatmir Koçi me projektin “Anglia në çatinë time”, ambjentuar midis Shqipërisë dhe mjedisit migrator në Hollandë; Gjergj Xhuvani në shtator me “Ëngjëjt janë larg”, një histori dashurie në zemër të armiqësisë serbo-shqiptare dhe Iris Elezi po në shtato0r me projektin “Bota”.
Në kushtet aktuale diku përfiton një amator e diku një i ri apo profesionist përballet me vështirësi artificiale për të ndërtuar një krijimtari normale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›