E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendra e kryeqytetit në kaos, të rinjtë sulmojnë me gurë bashkinë e Tiranës

Qendra e kryeqytetit është përfshirë nga tensionet, ndërsa të rinjtë që po marrin pjesë në protestë kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së Bashkisë së Tiranës.

Situata tashmë ka dalë jashtë kontrollit, pasi studentët dhe gjimnazistët nuk po e ndalin revoltën e nisur dy ditë më parë.

Ndërkohë që protestuesit janë shpërndarë në të gjithë qendrën e Tiranës, ku ndodhen edhe shumica e ministrive, policia ka hedhur gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e tyre.

Për të tretën ditë me radhë protestat janë shoqëruar me përplasje me policinë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe dëmtime të pronës publike e private.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›