Qendra e ndihmës ukrainase u godit nga bombardimet ruse, katër të vrarë

Granatimet ruse goditën një klinikë që vepronte si qendër për ndihmë humanitare në qytetin lindor të Kharkiv, duke vrarë katër persona, tha policia rajonale në një deklaratë të premten raporton Reuters.
“Si pasojë e granatimeve të mëngjesit të infrastrukturës civile nga raketat e shumta, 7 civilë u plagosën, 4 prej të cilëve vdiqën”, thuhet në një deklaratë në rrjetet sociale. “Nuk ka asnjë objekt ushtarak aty pranë”.