Qendra shëndetësore verore Rrjoll, në shërbim të pushuesve nga 15 qershori-15 shtator

24 orë në 7 ditë të javës qendra shëndetësore në Rrjoll është në funksion të pushuesve.
Kjo qendër është e furnizuar me të gjitha medikamentet e nevojshme dhe me staf mjekësorë të plotë.
Aktualisht pranë kësaj qendre po kryhen rreth 15 vizita mjekësore në dite.
Për pushuesit, qendra shëndetësore është më se e nevojshme pasi ju vjen në ndihmë për çdo rast emergjent.
Dy qendrat shëndetësore si në Velipojë dhe në Rrjoll kanë filluar shërbimin për pushuesit më datë 15 qershor dhe do vijojnë të japin shërbimin e tyre deri 15 shtator.
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.al/