Qendra shëndetësore verore në Pogradec shërbim të shpejtë dhe cilësor për pushuesit

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Qendra shëndetësore verore në Pogradec vijon të ofrojë shërbim mjekësor për pushuesit dhe vizitorët, duke garantuar kujdes shëndetësor të shpejtë dhe cilësor pranë zonave më të frekuentuara të qytetit.
Personeli i qendrës shëndetësore ofron vizita mjekësore, ndihmën e parë, trajtimin e urgjencave të lehta dhe këshillim shëndetësor, aty ku janë pushuesit, duke garantuar një shërbim të shpejtë dhe cilësor gjatë gjithë sezonit turistik.
Prania e punonjësve të kësaj qendre lehtëson aksesin në kujdesin shëndetësor për qytetarët dhe turistët që zgjedhin Pogradecin për pushimet verore, ndërsa rastet që kërkojnë trajtim më të specializuar referohen pranë strukturave spitalore.
Pogradeci është një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë stinës së verës, duke tërhequr çdo ditë vizitorë vendas dhe të huaj falë liqenit, natyrës dhe ofertës turistike.
Përballë këtij fluksi, funksionimi i qendrës shëndetësore verore është një element i rëndësishëm për garantimin e sigurisë shëndetësore të pushuesve.
/k.s/ /a.g/