Qendrat ditore, një hapësirë ku të moshuarit i japin jetë ditës

Për shumë të moshuar në Korçë, dita nuk kalon më vetëm në shtëpi. Katër qendrat ditore të Bashkisë Korçë janë kthyer në vende ku ata mblidhen, bisedojnë, luajnë, kujtojnë dhe mbi të gjitha, ndihen pjesë e një komuniteti.
“Këtu ka aktivitete kjo qendër. Këta pleqtë janë shumë të mirë. Jo të mirë, por shumë të mirë dhe shumë të dashur. Ne bëjmë një jetë familjare këtu. Relaksohem, qetësohem dhe edhe uji që pimë shijon këtu. Si ndiheni që i frekuentoni? Kohën e kalojmë shumë mirë këtu, për arsye se tani gjejmë shokun, shokun, që të mos e prishim edhe terezinë dhe gjakun. Lozim domino, përtej lojës, kafesë apo një bisede të zakonshme, ajo që gjejmë këtu është shoqëria, kujdesi dhe ndjesia se kemi ende një vend ku të përkasim, sepse në këto qendra festojmë edhe ditëlindjet.” – u shpreh Veronika Zguro, pensioniste.
Përtej lojës, kafesë apo një bisede të zakonshme, ajo që gjejnë këtu është shoqëria, kujdesi dhe ndjesia se kanë ende një vend ku të përkasin, sepse në këto qendra ata festojnë edhe ditëlindjet.
“Vijmë rregullisht këtu. Tani na i kanë hapur edhe për pasdite, dhe vijmë edhe pasditeve. Jo vetëm duke luajtur, por edhe duke bërë muhabet me shokët, kënaqemi. Ditëlindjet i festojmë këtu me shokët. Krahas aktiviteteve çlodhëse dhe argëtuese, në qendra ofrohen edhe shërbime sociale, psikosociale dhe shëndetësore, duke i dhënë moshës së tretë mbështetjen që i nevojitet në përditshmëri.”
Krahas aktiviteteve çlodhëse dhe argëtuese, në qendra ofrohen edhe shërbime sociale, psikosociale dhe shëndetësore, duke i dhënë moshës së tretë mbështetjen që i nevojitet në përditshmëri.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/