E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendrat e votimit në ambjentet private, Kolegji shqyrton ankimimin e PS-së

Kologji zgjedhor ka nisur sot shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste e cila kërkon ndryshimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i përket disa qendra votimi në Fier.

Socialistët kërkojnë rrëzimin e vendimit të KQZ-së duke pretenduar në kërkesë-padinë e depozituar në Kolegj se disa prej qendrave të votimit  janë vendosur në ambiente private në pronësi të anëtarëve të PD-së apo të militantëve të saj.

Ngritja e qendrave të votimit në ambiente private sipas socialistëve vijon të mbetet një problem për zgjedhjet e 23 qershorit.

Janë  rreth 71 ambiente private për të cilat opozita ka kundërshtuar që të vendosen qendrat e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›