E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Qëndrimi për Kosovën nuk ndryshon”/ Presidentja e Greqisë viziton Serbinë, takohet me Vuçiç

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellarpoulos ka udhëtuar drejt Beogradit për një vizitë dy ditore. Ajo është  takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë pritet edhe takim mes delegacioneve të dy vendeve. presidentja e Greqisë u prit nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiç.

Në një intervistë, presidentja e Greqisë ka deklaruar se Athina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se ky qëndrim vijon të mbetet i njëjtë

Kjo vizitë e presidentes së Greqisë në Serbi vjen pak ditë pas marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›