E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qeni sulmon dhe plagos rëndë 12-vjeçaren

Greqi- Një 12-vjeçare është sulmuar nga një qen në Kamatero

Sulmi i ndodhur në rrethana të paqarta ka ndodhur pak para orës 11:00 të ditës së djeshme.

Qeni i ka shpëtuar vëmendjes së pronarit 55-vjeçar dhe ka dalë nga dera që ishte e hapur duke sulmuar fëmijën.

12-vjeçarja ka marrë plagë të rënda në krahun dhe këmbën e djathtë, sipas medieve greke.

Menjëherë është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›