E Diel, 1 Nëntor 2026

Qentë e rrugës rikthehen në problem në Korçë, banorët kërkojnë zgjidhje

Është rikthyer shqetësimi për praninë e qenve të rrugës në disa zona të qytetit të Korçës. Sipas denoncimeve të banorëve, ditët e fundit janë shënuar raste kur qen të rrugës kanë sulmuar të moshuar dhe fëmijë, duke krijuar frikë dhe pasiguri.

Një nga zonat më problematike mbetet Pazari i Vjetër i Korçës, ku qytetarët thonë se kalojnë me frikë për shkak të pranisë së tufave të qenve. Probleme të ngjashme raportohen edhe në zonën e unazës së qytetit.

Bashkia e Korçës ka ndërtuar prej vitesh një qendër për trajtimin e kafshëve endacake, por sipas banorëve, shtimi i numrit të qenve të rrugës e ka bërë të vështirë përballimin e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›