E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qershitë e Dibrës, fermeri: Më pak prodhim këtë vit, por çmimi i lartë ka justifikuar koston

Qershitë janë njëri nga frutat e para që bëhet në Dibër dhe fshati Sohodoll shquhet për kultivimin e tyre. Artur Xhediku është njëri nga fermerët e suksesshëm të këtij fshati i cili punon fort pasi mori edhe përvojën e viteve kur jetonte në Greqi. Por ai pohon se këtë vit ka më pak prodhim por çmimi i shitjes i ka justifikuar koston dhe mundin .

Rruga është një tjetër favor për banorët e zonës pasi prodhimi shkon shumë më shpejt në treg.

Sohodolli është fshati kryefjale në Dibër, pasi ka shumëllojshmëri të varieteteve të qershisë.

Gazetare: Amela Koçerri

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›