E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qetësohet situata para Parlamentit/ Deputetët e PD: Nuk kemi asnjë gjë me policët

Momentalisht është qetësuar situata përpara Parlamentit.

Pas përplasjeve të turmës me efektivët e policisë dhe hedhjes së flakadanëve, ata kanë nisur me mbajtjen e fjalimeve.

Ka qenë deputetja e PD Albana Vokshi, ajo e cila tha se nuk kanë asnjë gjë me policët, pasi sipas saj, ata respektojnë uniformën për të cilën paguhen.

“Ka para për të rritur pensionet e pagat por Rama i merr dhe ja jep me valixhe McGonigal për përftime personale e për të shkatërruar opozitën. U përjashtuam se kërkuam 3 mocione. I hodhi poshtë Lindita me urdhër të Ramës.

Ne nuk dorëzohemi. Sot vuri Gardën e policisë përballë nesh. ne nuk e kemi me policinë e Gardën, janë bij nënash. I bëj thirrje të bashkohen me popullin e të mos i shërbejnë Ramës e Rilindjes.

PD është e vendosur t’i dalë zot Shqipërisë e të mbroje demokracinë. një thirrje për çdo qytetar: Ejani bashkohuni me ne. Është çështje demokracie jo partie politike“, tha Vokshi.

Ndërkohë që akuzat ndaj qeverisë kanë vazhduar jo vetëm nga Vokshi, por edhe nga deputetët e tjerë të opozitës, të cilët janë të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›