Qetëson Messi: Nuk kam asgjë serioze!

Gjendja fizike e Lionel Mesit tashmë është kthyer në cështje për opinonin sportiv, aq sa aludohet edhe për probleme serioze që rrezikojnë karrierën e tij, por është vetë ylli argjentas i cili kërkon t’i qetësojë tifozët e Barcelonës, teksa shprehet se ai dhe klubi katalanas nuk fshehin asgjë. 26-vjecari luajti vetëm një pjesë loje me Atletikon e Madridit, në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, ndërsa në sfidën e kthimit, një javë më pas, nuk u shfaq në formën optimale, madje humbi edhe një 11-metërsh.
“Ishte thjesht një goditje, asgjë më shumë. Nuk dallohej mirë sesa isha dëmtuar, nëse kisha tërheqje ose jo. Për fat të mirë, bëhej fjalë vetëm për një goditje. Në fakt janë thënë shumë gjëra, madje kam dëgjuar se unë dhe klubi po fshehnim dicka. Unë nuk fsheh asnjë, e përsëris, ishte vetëm një goditje. Vija nga një dëmtim dhe u zëvendësova në pjesën e dytë me Atketikon për të mos rrezikuar dhe që të riaftësohesha më shpejt.”
Mesi komentoi edhe suksesin në Superkupën e Spanjës, që ishte trofeu i parë sezonal për Barcelonën.
“Jam i lumtur që arritëm ta fitonim këtë trofe. Kishim përballë një skuadër që na i bëri gjërat shumë të vështira.”
Në vigjilje të transfertës me Valencian, 4 herë fituesi i topit të artë zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, cka presupozon se e ka kaluar dëmtimin. Pleshti siguroi gjithashtu se do të grumbullohet nga trajneri I Argjentinas Sabeja për eliminatoren kundër Paraguajit për Botërorin 2014./indeksionline/