Qeveria Rama betohet përpara Presidentit Nishani
Pas votimit në Parlament, me 82 vota pro dhe 55 vota kundër, kabineti i ri i qeverisë Rama, është betuar pasditen e sotme, në orën 18:00, përpara Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.



Që të gjithë ministrat e rinj, kanë firmosur para presidentit aktin e betimit, ku ata premtojnë qeverisjen e vendit në interes të tij dhe popullit shqiptar.


Pas betimit, kabineti qeveritar, është drejtuar në këmbë drejt godinës së kryeministrisë, ku do të mbahet edhe mbledhja e parë zyrtare e qeverisë së re e cila do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Ministrat e Kabinetit Rama, të cilët u betuan përpara presidentit Nishani:

1. Edi Rama, Kryeministër
2. Niko Peleshi, zëvendëskryeministër
3. Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme
4. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
5. Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme
6. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian
7. Shkëlqim Cani, ministër i Financave
8. Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
12. Nasip Naço, ministër i Drejtësisë
13. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës
14. Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
17. Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
18. Lefter Koka, ministër i Mjedisit
19. Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin