E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria dhe opozita perplasen serish per Eurobondin

TIRANE- Qeveria dhe opozita perplasen serish ne mendime per eurobondin. Duke konsideruar alarmant nivelin e borxhit te vendit vecanerisht kur ka kaluar tashme nje vit nga marrja e kredise sindikale me vlere 200 milione euro dhe norme interesi 13 deputetet socialiste ne Komisionin e Ekonomise kane kerkuar qe qeveria te dale sa me shpejt ne tregun nderkombetar per te emetuar eurobondin dhe per te shlyer keshtu ne kredi me te lire borxhin e shtrenjte.

Por duket se Ministria e Financave nuk ka nxitim drejtuesit e saj deklarojne se do te pritet deri sa interesat ne tregun nderkombetar te zbresin nen 8.5 qe eshte percaktuar si tavani per marrjen e eurobondit me vlere 400 milione euro maksimumi.

Pas debateve per emetimin e eurobondit Komisioni Parlamentar i Ekonomise ka miratuar disa ndryshime per saktesimin e dokumentave te ketij transaksioni. Opozita ka konsideruar jo serioze punen e bere nga Ministria e Financave pasi vetem ne pak muaj parlamenti ka miratuar 3 ndryshime ne marreveshjen per emetimin e eurobondit.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›