E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria do të blejë makina luksoze për funksionarë të saj

Qeveria do të blejë 29 makina luksoze për funksionarë të lartë të shtetit.

Sipas Vizion Plus, tenderi për blerjen e mjeteve do të bëhet nga Garda e Republikës me proçedura sekrete, të përjashtuara nga ligji i Prokurimit Publik. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, drejtuar Gardës, nuk përcaktohet shuma e lekëve që do të shpenzohet.

Vizion Plus shkruan se shumica e mjeteve do të jetë e tipit "Jaguar", me vlerë minimale 95 mijë dollarë secila. Drejtues të Gardës refuzojnë të japin detaje. Sipas tyre, proçesi është sekret sepse ka të bejë me sigurinë e funksionarëve të lartë shtetëror.

Nuk është hera e pare që Qeveria Rama shpenzon para nga buxheti për të blerë makina. Në mars të këtij viti, Policia e shtetit bleu makina të reja për komisariatet e Tiranës.

Shpërndaje te miqtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›