E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e SHBA, 20 miliarde dollare per Citigroup

Qeveria amerikane do të ofrojë 20 miliardë dollarë për të ndihmuar gjigandin bankar Citigroup. Javën e kaluar aksionet e tij ranë ne 60%.

Qeveria do të garantojë gjithashtu rreth 300 miliardë dollarë hua dhe kredi që konsiderohen me shkallë të lartë rrezikshmërie.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve që u zhvilluan në fundjavë mes qeverisë, Rezervës Federale dhe përfaqësuesve të Citigroup.  Këto fonde janë pjesë e paketës 700 miliardë dollarëshe që u miratua nga Kongresi muajin e kaluar.  

Ndërkohë, këshilltarë të lartë të presidentitObama, thonë se paketa që po përgatitet nga administrata e re për të inkurajuar ekonominë, duhet të jetë shumë më e madhe nga cfare u parashikua në fillim.  Gjatë fushatës presidenciale Obama tha se do të nevojiteshin 175 miliardë dollarë.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›