Qeveria e re, Mediu: Nuk kemi kushte për ministrinë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duke folur për qeverinë e re ka deklaruar se partia që ai drejton muk do të vendosë kushte për ministrinë që do të kërkojë në kabinetin e ri. Mediu tha se emri i Ministrisë varet nga bisedimet. Kreu i PR-së, u shpreh se ka pasur takime me Berishën, por nuk është folur për një ministri të caktuar. Mediu e ka konsideruar si parti shumë të rëndësishme në koalicion Partinë Republikane. Ndërsa koaliconin PD-LSI, ai e ka vlerësuar si specifik, por të qëndrueshëm.