E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re, Neza: Ekipi i ri nuk duhet paragjykuar pa filluar nga puna

Ekip i ri që nuk duhet paragjykuar pa filluar nga puna. Në këtë mënyrë e komenton qeverinë e  prezantuar nga kryeministri i ardhshëm, analisti  Agim Neza.

Sipas tij megjithëse janë përzgjedhur persona që janë afër kryesocialistit, ministrave të rinj u duhet lënë në dispozicion koha e duhur për të parë menaxhimin që do tu bëjnë reformave të premtuara.

Për Agim Nezën risi në këtë përzgjedhje nuk janë mospërfshirja e emrave të vjetër në këtë kabinet pasi, ende nuk dihet nëse deputetët më me eksperiencë kanë pranuar apo jo të lënë mandatin e deputetit, por sipas tij në këtë përbërje të qeverisë vihet re një numër më i vogël i ministrive të LSI-së.

Mospërfshirja e aleatëve të tjerë në kabinet  sipas Nezës është një zgjedhje e bërë në bazë të rezultatit zgjedhor të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›