E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re Nishani mandaton Ramen

Presidenti Bujar Nishani pritet të mandatojë sot kreun e PS Edi Rama për krijimin e qeverisë së re. Kryeministri i propozuar Rama do të pritet sot në orën 10:00 nga kreu i shtetit të cilit do t’i prezantojë kabinetin e ri qeveritar që do të udhëhiqet prej tij.

Propozimi për emërimin e zotit Rama, si Kryeministër i Shqipërisë, iu dorëzua një ditë më parë kreut të shtetit nga kryetari i Partisë Socialiste, ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ai i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mbështetur në nenin 96, pika 1, të Kushtetutës së vendit. Pas emërimit nga ana e presidentit, Rama dhe qeveria e ardhshme do të votohet në Kuvend. Ndërkaq rreth orës 11:00 do të zhvillohet  seanca parlamentare gjatë së cilës pritet paraqitja e raportit të komisionit të verifikimit të mandateve të çdo deputeti të zgjedhur fitues në zgjedhjet e 23 qershorit. Pasi komisioni të paraqesë raportin, 140 deputetët do të kryejnë procedurën e betimit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›