Qeveria e re, Rama i dorëzonNishanit emrat e ministrave

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Rama nxjerr ne FB dekretin FOTO/ Rama sot paradite te Nishani Pas betimit, vizita e parë e Ramës, Brukseli Berisha dorëzoi dje dorëheqjen te Nishani
TIRANE - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i dorëzoi sot Edi Ramës mandatin për kryeministrin e ri të Shqipërisë për të formuar kabinetin qeveritar të katër viteve të ardhshme, pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit. Më pas në orën 13:00 Rama dorëzoi në Presidencë emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Takimi në Presidencë nisi në orën 10:00 dhe ka mbaruar në orën 10.40 minuta në selinë e Presidencës.
“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 96, pika 1 e Kushtetutës së Shqipërisë me propozim të partive që kanë shumicën e vendeve në Kuvend”- thuhet në dekretin me nr 8302 i cili hyn në fuqi menjëherë.
(Ne foto: Dekreti i Presidentit që mandaton Ramën si kryeministër)
Propozimi i tri partive të koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” mbërriti mbrëmë në Presidencë.
ORA 10. 40 NISHANI MANDATON EDI RAMËN SI KRYEMINISTËR
Përfundon takimi në Presidencë. Takimi RAma- Nishani, ka zgjatur rreth 40 minuta.
Ndryshe nga dje, kur Nishani shoqëroi ish kryeministrin Sali Berisha deri tek dera e presidencës, ky veprim nuk është vënë re ditën e sotme në momentin e largimit të kryeministrit të ri Edi Rama nga godina e kreut të shtetit.
(Në foto: Presidenti Nishani mandaton Ramën si Kryeministër)
ORA 10.00 RAMA MBËRRIN NË PRESIDENCË
Kryeministri i ri, Edi Rama ka mbërritur në zyrën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku do të marrë mandatin për të krijuar qeverinë e re.
(Në foto: Rama mbërrin në Presidencë)
”Mbështetur në nenin 96, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kryetari i Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, i janë drejtuar Presidentit Bujar Nishani me një kërkesë në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me anë të së cilës kanë propozuar emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër të Republikës."- thuhej në njoftimin e djeshëm për shtyp të presidencës.
DJE NE MESDITE BERISHA DOREZOI DOREHEQJEN
Ndërkohë që dje në mesditë Kryeministri në ikje i dorëzoi zyrtarisht drejtimin e qeverisë, teksa me një akt formal të takimit me kreun e shtetit Bujar Nishani i ka dhënë fund qeverisjes 8 vjeçare të tij dhe të PD.
(Në foto: Berisha i dorëzon dorëheqjen Presidentit Nishani)
Ai komentoi dorëheqjen e tij përmes një statusi në rrjetin social facebook. “Në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve, pas formimit të një mazhorance të re nga rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar shtator 2009-shtator 2013, i paraqita Presidentit dorëheqjen time dhe të Këshillit të Ministrave që unë kam drejtuar gjatë këtij mandati”, thotë ai.
CFARE PARASHIKON KUSHTETUTA
Neni 96
1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
2. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.
3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
Neni 104(Ndryshuar)
1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.....
Neni 106
Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)