E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re fitojne 16 deputete

Dorëzimi i mandateve nga deputetët që do të marrin detyrat e ministrave do të jenë 16 deputetë të rinj që do të jenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm të Shqipërisë.

Pas publikimit të listës së qeverisë së re nga ana e kryeministrit të ardhshëm Edi Rama dhe deklarimit të tij se ministrat nuk do të mbajnë mandatin e deputetit, tashmë i jepet mundësia kandidatëve që nuk arritën të fitonin në zgjedhjet e 23 qershorit që të jenë pjesë e Parlamentit. Ndryshimet më të mëdha ndodhin në qarkun e Tiranës, ku nga Partia Socialiste, katër deputetë bëhen ministra. Por nuk ka ende emra se cilët do të jenë deputetët që do të përfitojnë nga lirimi i vendeve prej ministrave të rinj, pasi Kodi parashikon që nëse e dorëzon mandatin një femër, atëherë ajo duhet të zëvendësohet po nga një femër, gjë që mund të bëjë që lista të kapërcehet dhe në Parlament të mos shkojë automatikisht pasuesi në listën e kandidatëve. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›