E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qeveria emëron Plator Nesturin si Prefekt të Qarkut Vlorë

Plator Nesturi do të jetë prefekti i ri i qarkut të Vlorës. Emërimi i tij është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Nesturi zëvendëson në këtë post Kristo Kiçon e MEGA-s, teksa ky i fundit u emërua në vend të Vangjel Tavos, i cili mori drejtimin e Bashkisë së Himarës.

Ai ka qenë ambasador në Spanjë, teksa kohët e fundit e kemi parë shpesh në media në rolin e analistit. Emri i tij është bërë sot në mbledhjen e qeverisë.

VENDIMI:

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›