E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeveria franceze drejt rrëzimit, kabineti i Michel Barnier përballë provës së votëbesimit

Ligjvënësit francezë do të votojnë sot një mocion kundër qeverisë, i cili pritet të kalojë dhe ta zhysë edhe më thellë në krizë politike ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës.

Nëse nuk ndodh ndonjë befasi në çastet e fundit, qeveria e kryeministrit Michel Barnier, do të bëhet e para që shkarkohet përmes votëbesimit në 60 vjetët e fundit.

Në një intervistë televizive të martën, Barnier tha se ende beson se qeveria e tij mund t’i mbijetojë votëbesimit sot në mbrëmje pas një debati që do te nisë në orën 16:00.

Por, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar e ka bërë të qartë të mërkurën në mëngjes se do të votojë së bashku me partitë e majta për ta rrëzuar qeverinë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›