E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria gati projektligjin për kredi të buta për studentët, Kushi: Do ketë kritere për ta përfituar

Qeveria gati projektligjin për kredi të buta për studentët,

Qeveria shqiptare shumë shpejt do të miratojë projektligjin, ku do të mbështesë me kredi të butë studentët.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se studentët që e përfitojnë do duhet të plotësojnë disa kriteri. Ajo tha se norma e interesit për këto kredi do të jetë shumë më e ulët se kreditë e zakonshme, por natyrisht që ka dhe kritere për të garantuar pastaj dhe kthimin e kredisë.

“Kemi muaj të tërë, gati një vit që po punojmë për të draftuar pikërisht VKM-në për kredinë studentore. Kemi parë modele, përvoja edhe nga vende të tjera të rajonit, por edhe vende të tjera të BE-së për të gjetur formulën më të mirë, sepse është për herë të parë që do të aplikohet dhe duam që të përfitojnë vërtetë ata studentë që kanë më shumë nevojë.

Jemi përpjekur që kjo të jetë sa më shumë gjithëpërfshirëse. Natyrisht që kjo do të ketë disa kritere, sepse kushtet e kredisë do jenë të ngjashme sepse kjo do të jetë një kredi e butë. Me norma interesi shumë më të ulëta se kreditë e zakonshme, por natyrisht që ka dhe kritere për të garantuar pastaj dhe kthimin e kredisë.

Pjesa më e madhe ishin ata që kishin zgjedhur programet prioritare, sepse në fakt aty është e gjithë vëmendja jonë dhe aty është vlerësimi i më të mirëve, por sidomos vëmendja jonë ishte që të rinjtë të zgjedhin ato programe që janë të rëndësishme, por që nuk ka patur interes. Studentët sigurisht që zgjedhin programet që dhe paguhen më shumë në treg”, tha Kushi shkruan “Ora news”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›