Qeveria gjermane publikon për herë të parë armët e dërguara Ukrainës
Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...
18:52
Qeveria gjermane publikon për herë të parë armët e dërguara Ukrainës
Lapsi.al21 June 2022
Në kuadër të luftës në Ukrainë, Gjermania e ka furnizuar këtë vend me armatime të ndryshme. Pas SHBA edhe Gjermania ka publikuar sot listën e armëve të dërguara dhe që do të dërgojë në Ukrainë. Qeveria gjermane ka publikuar për herë të parë një listë të dërgesave të armëve në Ukrainë.
Në të pasqyrohen të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake që tashmë i janë dorëzuar Ukrainës dhe janë planifikuar për dorëzim.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për armë nga stoqet e Forcave të Armatosura Gjermane dhe dërgesa nga industria gjermane e armatimeve. Lista përditësohet rregullisht.
Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit tha në Berlin se me këtë publikim, Gjermania ndjek praktikën e aleatëve më të afërt, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër armët e dorëzuara deri tani janë 3000 predha topash të lehtë kundërtank, 100.000 granata dore, 500 raketa kundërajrore Stinger, 100 mitralozë dhe 16 milionë fishekë. Përveç kësaj, ka shumë pajisje si 23.000 helmeta luftarake, 14.900 mina antitank, mjete motorike, 1.200 shtretër spitalorë dhe katër pajisje elektronike anti-dronë dhe një spital fushor..
Obus vetëlëvizës i ushtrisë gjermane 2000
Pothuajse katër muaj pas fillimit të luftës, nga Gjermania mbërriti në Ukrainë edhe artileria e parë e rëndë,sipas burimeve ukrainase. Ambasadori ukrainas Andrij Melnyk konfirmoi për agjencinë gjermane të shtypit se armët moderne kanë mbërritur në Ukrainë.
Ukraina raportoi se ndërkohë kishte marrë obusët vetëlëvizës 2000. “Më në fund obusi 155 milimetrash është pjesë e arsenalit të të artilerisë ukrainase”, shkroi të martën në Twitter ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksij Resnikow. Ai falënderoi Ministren e Mbrojtjes Christine Lambrecht (SPD) “për të gjitha përpjekjet” e bëra për të mbështetur Ukrainën.
Qeveria gjermane ka në plan ta furnizojë Ukrainën, ndër të tjera edhe me 30 tanke anti-ajrore Gepard dhe një sistem të mbrojtjes ajrore Iris-T SLM si dhe tre raketahedhës të shumëfishtë./dw
Presidenca franceze ka nxjerrë në pah, se në gjirin e ministrave të çështjeve europiane të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg ka mbizotëruar një konse...
Këshilli Europian ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për tensionet mes Turqisë dhe Greqisë para samitit të BE-së që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruk...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se Berlini do t’i dërgojë armë Ukrainës “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke riafirmuar angazhimin e tij për të q...
Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën kundër, tha sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss. “Ne do të vazhdojmë të vendosim ...
Rusia ka kërcënuar Lituaninë se do të përballet me pasoja që do të ndikojnë negativisht në popullsinë e vendit, pas përplasjeve për kufizimet e mallrave që kalo...
Britania është në kontrollin e grevave më të mëdha hekurudhore për 30 vjet sot pasi 50,000 anëtarë të sindikatave u larguan duke kërkuar një rritje pagash prej ...
Çmimi Nobel i Paqes i nxjerrë në ankand nga gazetari rus, Dmitry Muratov, për të mbledhur para për fëmijët refugjatë ukrainas u shit në Nju-Jork të hënën ...
Një situatë e frikshme është krijuar në Etiopi, ndërsa si shkak i thatësirës së madhe, majmunët e uritur raportohet se sulmojnë fëmijët. Sipas të dhënave të ...
Ministria e Jashtme ruse ka publikuar një deklaratë nga sekretarja e shtypit Maria Zakharova në lidhje me situatën globale të grurit. Ajo citoi statistika që pr...
Presidenti francez Emmanuel Macron, do të takohet me kundërshtarët politikë të martën, pasi koalicioni i tij nuk ka arritur të fitojë shumicën në zgjedhje...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.