E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria hap fondin e kompensimit për pronarët: 13 675 lekë për metër katror

Qeveria në mbledhjen e saj të sotme ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara. Sipas vendimit në fjalë  kompensimi financiar për sipërfaqet takuese përfshin zonat: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Kukës, Gjirokastër dhe Berat.

Shuma parave të vëna në dispozicion të kompensimit financiar është 840.7 milionë lekë, për sipërfaqen prej 61.477 metra katrore. Për të kompensuar përfituesit vendimi qeverisë përcakton që “të ardhurat, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve”.

VENDIM

PËR

KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET  E LEGALIZUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Kukës, Gjirokastër dhe Berat.

2. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 840 702 155,51 (tetëqind e dyzet milionë e shtatëqind e dy mijë e njëqind e pesëdhjetë e pesë presje pesëdhjetë e një) lekë, për sipërfaqen 61 477,13 (gjashtëdhjetë e një mijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë presje trembëdhjetë) m², sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi për pasuritë me numrat rendorë sipas kolonës nr.14, të shtojcës nr.1, përkatësisht: nr.7, nr.8, nr.9, nr.10, nr.11, nr.14, nr.20, nr.28, nr.32, nr.33, nr.34, nr.38, nr.39, nr.40, nr.46, nr.49, nr.50, nr.51, nr.53, nr.62, nr.78, nr.79, nr.80, nr.89, nr.101, nr.104, nr.111, nr.113, nr.117, nr.122, nr.128, nr.134, nr.135, nr.137, nr.159, nr.160, nr.164, nr.165, nr.166, nr.167, nr.168, nr.169, nr.170, nr.173, nr.174, nr.175, nr.177, nr.180, nr.181, nr.182, nr.183, nr.184, nr.199, nr.202, nr.203, nr.207, nr.218, nr.220, nr.223, nr.224, nr.226, nr.227, nr.228, nr.229, nr.235, nr.253, nr.258, nr.259, nr.279, nr.284, nr.290, nr.298, nr.300, nr.301, nr.302, nr.319, nr.320, nr.322, nr.324 dhe nr.327, sipas seksionit të veçantë (kolona 19), të shtojcës nr.1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikave 3 dhe 4, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

4. Të ardhurat, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.

5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Kukës, Gjirokastër dhe Berat kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›