E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qeveria hoqi fashën 800 kw/ Meta: Vendimi i ERE-s i pabazuar, tërheqja për shkak të zgjedhjeve lokale

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se tërheqja e kryeministrit Rama nga rritja e çmimit të energjisë, tregon frikë nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjatë një konference për shtyp, Meta vuri në dukje se mënyra se si të gjitha institucionet kanë vepruar me rritjen e çmimit të energjisë dhe më pas me anulimin e tij tregon se enti rregullator i energjisë nuk ekziston si institucion i pavarur dhe shteti ligjor ka rënë.

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

“Kjo është tërheqje si rezultat e qëndrimeve të qarta dhe të prera të opozitës se e gjitha kjo është një manovër për të mbuluar vjedhjen e qeverisë dhe për ta kaluar atë në kurriz të qytetareve dhe bizneseve. Frikë para zgjedhjeve për të mos përballuar këtë akt kaq arbitrar dhe kaq anti-social dhe anti-njerëzor, por e shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për t’ua shtuar 5-fish dhe 6 fish.”

Meta ka theksuar se opozita është kundër projektit për amnistinë fiskale dukë vënë në dukje se votat e deputetëve të partisë së lirisë do të jenë kundër.

“Kushdo që mendon se do të kompromentojë shqiptarët e ndershëm si bashkautorë në këtë krim do të zhgënjehet rëndë. Ndaj në emër të Partisë së Lirisë i bëj thirrje të hiqet urgjentisht dorë nga kjo përpjekje e pashpresë”

Sipas Ilir Metës miratimi i amnistisë, do të dëmtonte procesin e negociatave me BE dhe marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›