Qeveria i kthen përgjigje Ramës: Nuk pranojmë kompromisin që po ofron

Tiranë, 15 Maj 2010 NOA - Qeveria shqiptare nuk e pranon kompromisin që ofroi vetëm pak orë më parë kreu socialist Rama për tu tërhequr nga kërkesa për hapje të kutive me fletët e votimit dhe hetim vetëm të materialeve zgjedhore.
Ky propozim shkel drejtpërdrejt nenin 178 të Kodit Zgjedhor, - deklaroi para pak çastesh Oert Bylykbashi, shef i kabinetit pranë Këshillit të Ministrave, në një prononcim që i dha Tv Klan. Bylykbashi theksoi se trajtimi i materialeve zgjedhore mund të bëhet vetëm sipas nenit 178 të Kodit Zgjedhor dhe shtoi se ky nen nuk lë asnjë hapësirë për trajtim të diferencuar mes materialeve zgjedhore.
Me marrjen e kutive të votimit dhe fletëve të votimit të papërdorura dhe pas përfundimit të afatit për ankimet, sipas këtij Kodi, KQZ-ja hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së, - deklaroi z.Bylykbashi.
Në këto kushte, - deklaroi z.Bylykbashi, - zgjidhja e vetme është që kërkesa të shkojë për shqyrtim në Gjykatën e Kushtetuese e cila më vonë, të marrë një opinion në Komisionin e Venecias, duke shtuar gjithsesi se kjo procedurë do të mund të ndiqej dhe do të ishte e vlefshme vetëm nëse opozita do të ndalte grevën e urisë, për të cilën Rama akuzoi sot Berishën se po abuzon duke hedhur hije dyshimi ndaj saj.
E vetmja mundësi për zgjidhjen e kësaj situate është ajo që u propozua nga Byroja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që Partia Socialiste të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesat e saj për transparencë dhe nëse Gjykata Kushtetuese e çmon, mund ti kërkojë mendim Komisionit të Venecias, - deklaroi z.Bylykbashi.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")