E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria italiane 15 milione euro kredi per biznesin shqiptar

Megjithëse në krizë, qeveria italiane akordon 15 milionë euro kredi të buta për biznesin shqiptar.
Është nënshkruar faza e dytë e marrëveshjes financiare mes qeverive të dy vendeve për ndihmën e integruar të SME-ve shqiptare.
Nga viti 2006 qeveria italiane ka financuar mbi 42 milionë euro kredi për zhvillimin e gjerë të sipërmarrjes vendase, ku 27,5 milionë i përkasin fazës së parë të financimit.
Nga ky projekt kane perfituar rreth 80 NVM, te cilat kane rritur standartin e produkteve Made in Albania ne rajon e me tej. Keto investime kane mundesuar punesimin e mbi 500 qytetareve.
Ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani ka vlerësuar mënyrën e përdorimit të këtyre kredive nga ana e ndërmarrjeve..
“Gjatë vizitave që ne kemi kryer në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat kanë përfituar nga kjo linjë kredie ne këmi vërejtur se është rritur aftësia e prodhimit të këtyre ndërmarrjeve por edhe ka forcuar më tej bashkëpunimin mes bizneseve të të dy vendeve”.
Sipas ministrit Haxhinasto këto kredi do te perdoren kryesisht per financimin e bizneseve te reja per te rinjte dhe grate, te cilat praktikisht hasin veshtiresite me te medha ne aksesin e kreditimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›