E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria kosovare: Ok vizites se Tadic

Qeveria e Kosoves ka vendosur te lejoje presidentin serb Boris Tadic qe te vizitoje vendin me date 7 janar, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
Lajmin e ka bere te ditur zevendeskryeministri kosovar Rame Manaj, ne nje interviste per radion “Europa e Lire”. Numri dy i qeverise se Kosoves ka theksuar se vizita e Tadic do te shoqerohet me kushtin qe te jete e karakterit fetar dhe pa deklarata politike. “Ai nuk mund te keqperdore qendrimin e tij ne Kosove per fjalime politike. Keto jane edhe verejtjet qe i jane bere ICO-se dhe ne kete kontekst, ne keto rrethana, ne kete menyre i lejohet vizita presidentit te Serbise”, ka pohuar Manaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›