Qeveria merr borxh n bursa

Nëpërmjet shitjes së Eurobondeve, qeveria synon të marrë hua deri në 400 milionë euro, me interesa më të uleta se kredia e vitit të kaluar. Kjo është hera e pare në historine e financave te Shqiperise, qe qeveria hyn ne tregun nderkombetar financiar te kapitalit, duke kerkuar borxh permes emetimit te letrave me vlere ne valute.
Megjithese klima boterore ekonomike nuk eshte shume e favorshme, kryeministri Berisha tha se te dhenat pozitive te ekonomise shqiptare, te certifikuara edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar, do te terheqin investitoret e huaj.
“Ne keto kushte ne jemi optimiste se tregu i bonove te thesarit, i eurobondeve do te jete nje treg i favorshem per Shqipërine dhe shqiptaret. Dy institucionet me kryesore, Deutsche Bank dhe J.P. Morgan kane marre persiper trajtimin e eurobondeve te Shqiperise”, u shpreh Berisha.
Duke listuar rritjen gati te dyfishte te eksporteve vendase ne tremujorin e pare te ketij viti dhe rritjen e te ardhurave nga doganat dhe tatimet, mbi parashikimet me optimiste per marsin, sic tha kryeministri, zoti Berisha hodhi poshte akuzat e opozites se vendi eshte ne krize ekonomike apo per mungesen e parave ne buxhetin e shtetit.
“Ata qe flasin cdo dite per krize i ftoj te lexojne te dhenat per eksportet shqiptare, Ata qe flasin per krize i ftoj te lexojne te dhenat e te ardhurave dhe nuk kane asnje veshtiresi te konkludojne se ata qe u thone se kjo qeveri ne maj nuk do te kete para per te paguar pagat, nuk jane vecse sharlatane te klasit te pare. Ekonomia eshte ne gjendje entuziaste, qe nuk e cenoi cunami financiar, as kutia. Ky eshte realiteti”, theksoi Berisha.