E Martë, 3 Nëntor 2026

Qeveria miraton 300 kredi me interes 0% për punonjësit publikë

Qeveria ka miratuar 300 kuota kredish të buta me normë interesi 0% për punonjësit e administratës publike, me synim lehtësimin e aksesit në financim për strehim.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila sqaroi se skema do të përfshijë gjashtë kategori punonjësish të administratës shtetërore.

Sipas vendimit, nga 70 kuota kredie janë rezervuar për secilën prej kategorive të mëposhtme: punonjësit e Policisë së Shtetit, mësuesit, mjekët, infermierët dhe ushtarakët.

Ndërkohë, 20 kuota të tjera do t’u akordohen punonjësve të Policisë së Burgjeve.

Përmes kësaj skeme, qeveria synon të mbështesë punonjësit e sektorit publik për përmirësimin e kushteve të strehimit, duke u ofruar kredi me interes zero.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›