E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeveria miraton Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit kibernetik

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim, konventën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit kibernetik.

Ky vendim synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për luftën kundër disa krimeve të kryera me mjete të sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për ndarjen e provave të krimeve të rënda në formë elektronike bërë në Nju – Jork, në datën 24.12.2024.

Vendimi vjen në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/e.ij.p/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›