Qeveria miraton marreveshjen per gazsjellesin TAP

Qeveria ka vendosur të miratojë në parim marrëveshjen për projektin e
gazsjellësit transatlantik, TAP. Vendimi është bërë publik nga kreu i
ekzekutivit, i cili e ka cilësuar si vendim të një karakteri historik
për Shqipërinë dhe rajonin.
“Sot ne vendosim të miratojmë në parim marrëveshjen bilaterale të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, për projektin më të madh të këtyre 20 viteve të fundit për të mos thënë këtyre 100 viteve të fundit në rajon, që është gazsjellësi transballkanik që do të sjellë gazin e detit Kaspik nëpërmjet territorit të Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, në Itali dhe në Europën Perëndimore”, u shpreh Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë. Kreu i ekzekutivit është shprehur optimist se ky projekt do të sjellë ndryshime në jetesën e shqiptarëve dhe do të bëjë që Shqipëria të mos jetë vetëm një vend tranzit.
“Shqipëria ka disa avantazhe të mëdha sepse nuk do të jetë vetëm një vend tranzit, po vendi disponon depozita natyrore të mëdha për depozitimin e gazit. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t'u bërë një qendër e fuqishme e shpërndarjes së gazit drejt Gadishullit Apenin, por edhe veriut të Ballkanit. Shqipëria ka mundësi ta përdorë gazsjellësin në një rrjet gazofikimi për zonat dhe për të garantuar për qytetarët ngrohje dhe gatim me kosto të ulët. Shqipëria ka të gjitha mundësitë të ndërtojë termocentrale gazi që janë në nivelet më të ulëta dhe të bëhet kështu një eksportues i madh i energjisë elektrike” theksoi Berisha, duke premtuar se do të bëhet maksimumi që ky projekt të përfundojë në fillim të mandatit të 2017-ës.