E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton ne parim projektbuxhetin per vitin 2011

Pavaresisht nga kriza dhe nga problematika ne ekonomine e shume vendeve te botes ne miratojme ne kushte me normale projektin e buxhetit te vitit 2011.

Buxheti i ri ne terma financiare eshte buxheti me i madh ne historine e vendit me nje rritje te ndjeshme krahasuar me buxhetin e vitit te kaluar.

Keshilli i Ministrave miratoi sot ne parim projektbuxhetin per vitin 2011. Kryeministri Berisha duke prezantuar projektbuxhetin ne mbledhjen e qeverise analizoi gjeresisht drejtimet kryesore te tij duke e konsideruar ate buxhetin e reformave te thella ekonomike te investimeve te medha ne infrastrukture zhvillimit te infrastruktures dixhitale te rritjes se pagave dhe pensioneve te mbeshtetjes se fuqishme te reformave ne shendetesi dhe arsim te nxitjes e zhvillimit te projekteve te medha kombetare ne fushen e bujqesise te mbeshtetjes se njerezve ne nevoje etj..

Kryeministri Berisha tha se buxheti 2011 ne terma financiare eshte buxheti me i madh qe ka njohur vendi qe siguron mbeshtetjen e te gjitha perparesive te zhvillimit te vendit. Projektbuxheti mbeshtet

- rritjen ekonomike per vitin qe vjen

- mbeshtet teresisht perparesite e programit te qeverise se pari infrastrukturen me mbi 80 miliarde leke investime nga te cilat 50 miliarde jane percaktuar per sistemin rrugor te vendit

- rritjen e pagave dhe pensioneve ne fshat me 10 perqind ne qytet me 5-7 perqind pagat e administrates sipas kategorive nga 5 deri ne 10 perqind

- mbeshtet reformen ne shendetesi qe ne elementet me kryesore te zbatohet gjate vitit qe vjen

- angazhon fonde te medha per thellimin dhe vendosjen e sistemit me te mire te takses dixhitale te regjistrit dixhital te tokes te sistemit shendetesor dixhital te transaksioneve elektronike dhe e-bank

- garanton mbeshtetjen me te fuqishme per fermerin shqiptar. Krahas projektit kombetar te ullirit do te mbeshtetet edhe projekti i ri i 5 drureve frutore arres bajales lajthise geshtenjes dhe sheges

- synon qe nga fundi i vitit 2011 pas identifikimit te cdo qytetari ne mjerim te mbeshtese skemen e nxjerrjes se tij nga varferia ekstreme

- percakton se thesari do te levroje per paga sigurime shoqerore dhe personel gjithsej 18 perqind te grantit per pushtetin vendor ndersa 82 perqind e grantit do te shkoje per qytetarin per rruge kanalizime kopshte shkolla dhe transport publik.

- mbeshtet te gjitha politikat mjedisore dhe te zhvillimit te qendrueshem te mjedisit

- mbeshtet konservimin dhe zhvillimin e metejshem te trashegimise kulturore te vendit

- mbeshtet mbrojtjen dhe modernizimin e ushtrise shqiptare

- mbeshtet diplomacine shqiptare Policine e Shtetit dhe sistemet e saj.

Me konkretisht ne analizen e tij Kryeministri u ndal ne drejtimet kryesore te projektbuxhetit qe shkon per miratim ne parlament per vitin 2011.

Sot eshte kryedita e qeverise pasi eshte dita e buxhetit. Nga 365 dite per qeverine kjo eshte dita me e rendesishme dita e te gjitha diteve pasi ne miratojme projektin e buxhetit per vitin qe vjen qe i dergohet parlamentit. Ajo cfare dua te theksoj eshte se pavaresisht nga kriza dhe nga problematika ne ekonomine e shume vendeve te botes ne miratojme ne kushte me normale projektin e buxhetit te vitit 2011.

Ne miratojme buxhetin e ri qe ne terma financiare eshte buxheti me i madh ne historine e vendit me nje rritje te ndjeshme krahasuar me buxhetin e vitit te kaluar me nje riorganizim teresor ne perparesite e kesaj qeverie. Ky buxhet hartohet mbi keto parametra vetem e vetem per shkak te realizimeve te suksesshme te vitit 2010. Pa keto realizime dhe pa zbatimin me seriozitet te madh te realizimit te te ardhurave te realizimit te shpenzimeve natyrisht buxheti i vitit 2011 nuk do te mund te kishte kurre vleren qe ka dhe nuk do te mund te percaktoheshin nje teresi perparesish shume te rendesishme per vendin. E theksova kete sepse jemi para nje projekti thellesisht realist. Projekt i cili do te ruaje stabilitetin makroekonomik si mekanizmin i pare me thelbesor e me i rendesishem per zhvillimin ekonomik te vendit.

Buxheti mbeshtet fuqishem rritjen ekonomike per vitin qe vjen nje kusht i dyte ky i rendesishem per zhvillimin e shpejte te ketij vendi.

Buxheti mbeshtet teresisht perparesite e programit te qeverise dhe keto perparesi jane se pari infrastruktura me mbi 80 miliarde leke pra rreth 1 miliard dollare qe do te jene investime ne rruge ujesjelles kanalizime sisteme kullimi shkolla qendra shendetesore ne bujqesi ne forme subvencionesh. Nga keto 50 miliarde leke jane te percaktuara per sistemin rrugor te vendit. Rruget kane qene e mbeten perparesi madhore te kesaj qeverie. Pra 500 milion dollare do te investohen ne rruge dhe jane te shperndara ne akset kombetare dhe ato rurale. Por perqendrim total dhe perparesi absolute eshte tuneli Tirane-Elbasan tunel i Boshtit te Jugut dhe i Korridorit te 8-te. Ky tunel do te kete nje impakt shume te madh per te gjithe jugun dhe juglindjen e Shqiperise do te kete nje impakt shume te madh per kryeqytetin pasi e afron me keto zona te fuqishme bujqesore dhe prodhuese sikunder afron keto me tregun me te madh te vendit qe eshte tregu i kryeqytetit. Cdo shqiptar qe do te udhetoje nga jugu dhe juglindja e vendit per ne Tirane do te kurseje se paku 50 minuta vetem per shkak te tunelit pa llogaritur permiresimet e rrugeve te tjera. Ky eshte nje kursim i madh pasi koha eshte me e cmuara per njeriun dhe shoqerine. Gjithashtu do te vazhdoje ndertimi i rrugeve te tjera kombetare do te ecet drejt Boshtit te Jugut drejt Beratit si segmenti i dyte i rendesishem pas tunelit po ashtu drejt Vlores Tepelenes Konispol-Sarande rruga e Arbrit perparesi tjeter madhore do te tenderohet tuneli i Bulqizes dhe sapo te finalizohet projekti edhe tuneli i Qafe Murrizit. Krahas ketyre akseve me projektet e ketij viti do te lidhen me akset kombetare se paku 41 komuna te vendit. Kemi gjithsej 91 komuna te palidhura me akset kombetare pra imagjinoni si udhetojne ata. Kete vit ne do te bejme qe 41 prej tyre ne mbare vendin te lidhen me akset kombetare.

Investime te medha do te behen ne ujesjelles kanalizime ne impiantet e perpunimit te ujerave te zeza ku ne mbare vendin jane 14 te tilla te cilat do te mbeshteten fuqimisht per te perfunduar.

Buxheti do te mbeshtese fuqishem rritjen e pagave dhe pensioneve. Ne menyre te pandalshme ne vazhdojme te mbajme si shtylle kryesore te programit tone qeverises rritjen e pagave dhe pensioneve. Kjo rritje do te jete ne vlere reale me e madhja ne tere historine. Do te rriten pensionet ne fshat me 10 perqind ne qytet me 5-7 perqind do te rriten pagat e administrates sipas kategorive nga 5 deri ne 10 perqind. Po te kemi parasysh se keto perqindje jane mbi paga dhe pensioneve te dyfishuara keto perbejne rritjen me te madhe te pagave e pensioneve ne historine e vendit.

Buxheti do te mbeshtese fuqishem reformat ne shendetesi dhe arsim. Rritet ndjeshem buxheti per arsimin e larte rritet buxheti ne te gjitha ciklet e arsimit. Do te shkohet drejt mekanizmit te ri financiar por do te jete viti 2012 qe do te percaktoje hyrjen e tij ne fuqi.

Reforma ne shendetesi do te kete te gjithe mbeshtetjen e nevojshme qe ne elementet me kryesore te zbatohet gjate vitit qe vjen. Eumlshte bere nje pune shume e rendesishme ne kostifikimin e protokolleve qe eshte kushti kryesore per reformen e sistemit mjekesor spitalor. Po punohet per nje riorganizim teresor te sherbimit paresor ne menyre qe qytetareve shqiptare tu ofrohen sherbimet me te mira.

Reforma mbeshtet plotesisht infrastrukturen e dyte te madhe ate dixhitale. Ky buxhet ka nje perqendrim te madh ne projektet madhore. Dua tju bej me dije se ky vend po shkon drejt nje hopi te ri te madh ne fushen e teknologjise se informacionit. Krahas aplikimit te gjere te partneritetit publik privat ne kete fushe do te kete edhe angazhim fondesh te medha per thellimin dhe vendosjen e sistemit me te mire te takses dixhitale te regjistrit dixhital te tokes te sistemit shendetesor dixhital te transaksioneve elektronike dhe e-bank. Qeveria po punon dhe eshte bere progres i madh drejt lancimit te tenderit per kurrizoren kombetare te internetit me bande te gjere. Ne saje te ketij projekti familjet shqiptare do te mund te kene gjate viteve qe vijne por brenda ketij mandati internet me bande super te gjere 100 mega bite. Kjo eshte menyra sesi ne parashikojme te kapim kohen e humbur. Nje vend i vogel nuk i ka te gjitha disavantazhet ka edhe avantazhet e tij. Ndaj ne jemi shume ambicioze te vendosim ne kete vend standardin me te larte te internetit me banden me te gjere.

Me kete buxhet fermeri shqiptar do te njohe mbeshtetjen me te fuqishme. Investimet per zhvillimin e qendrueshem rural jane me te medha se kurre kete vit. Ne rast se do te mblidhnim se bashku investimet ne rruge shkolla kanalizime qendra shendetesore drure frutore sisteme kullimi sisteme vaditjeje fshati shqiptar merr investimet me te medha ne historine e tij. Po te llogarisim ketu edhe faturen e rritjes se pensioneve keto investime dhe ky buxhet behet edhe me i madh. Do te mbeshtesim projektet e reja krahas projektit te ullirit nje projekt kombetar kryesor qe po ecen me shpejtesi te madhe. Kurre ndonjehere ne historine e tij vendi nuk ka perjetuar ndonje ethe sic eshte ethja e ullirit qe me ngjason me romanet qe pershkruanin ethen e floririt te fillim shekullit te kaluar. Ne fakt ulliri eshte quajtur floriri i mbitokes dhe eshte i tille eshte mbreti i te gjithe drureve eshte simboli i perjetesise tokesore i cilesuar ne te gjitha studimet si nje nga 5-6 produktet me te shendetshme per njeriun per vlerat absolute qe ka. Eumlshte fat i madh per nje vend te jete ne brezin e ullirit. Por do te mbeshtetet fuqishem edhe projekti i ri i 5 drureve frutore arres bajames lajthise geshtenjes dhe sheges. Nje dite lexoja nje shkrim pasi e kam ate semundje te lexoj shume gazeta dhe gazetarja shkruante lsquorepublika e lajthise. I bera nje mesazh dhe e falenderova sepse po te thoshte lsquorepublika e sheges jo se ishte keq po te beja llogarine e sheges por me dilnin pallate. Keshtu qe mbetemi tek lajthia. Pra ky projekt do te mbeshtetet dhe do te bejme cdo gje qe ky vend te mbjelle se paku 30 milion rrenje lajthi geshtenja arra shege dhe bajame. Nuk ka projekt me te leverdishem per kete vend pasi mbjellja e te gjithe ketyre frutave ne teresine e tyre zene pjese toke qe nuk eshte per kultura te tjera. Sigurisht toka eshte e te zotit por mbjellja e ketyre drureve ze pjese toke qe nuk perdoret per kulturat e tjera. D.m.th do te hyjne ne prodhim duke celur jo toka te reja por duke shfrytezuar siperfaqet e paperdorura qe jane dhjetera mijera ne mos 110 mije hektare toke. Jam i bindur se tek fermeret shqiptare po fillon te rritet nje interes i madh. Perzgjedhja eshte e shkelqyer. Keto jane frutat me vlerat me te larta te jashtezakonshme ne te gjithe perberjen e tyre dhe kane nje treg te pafund. Ndaj Ministria e Bujqesise duhet te gjeje te gjitha format e koncensionimit te krijohen fermat e medha te sheges lajthise te risistemohen pyjet e geshtenjave pasi geshtenja ka vetine e madhe qe ne teresi rritet vete. Po keshtu edhe per bajamen e cila rritet ne territore shume me te gjere nga ato qe mendohej.

Buxheti do te mbeshtese fuqishem njerezit ne nevoje. Ky eshte buxheti i fytyres me njerezore qe nje qeveri shqiptare ka mundur te paraqese ndonjehere para qytetareve ne nevoje. Ky buxhet synon qe nga fundi i vitit 2011 pas identifikimit te cdo qytetari ne mjerim te mbeshtese skemen e nxjerrjes se tij nga varferia ekstreme. Ky vend nuk duhet qe te kete qytetare ne varferi ekstreme. Absolutisht jo. Ky vend i ka te gjitha potencialet financiare e te gjithanshme qe te mos kete njeri qe te qaje me lotet e ftohta te mjerimit. Kjo do te behet me kete buxhet. Po bejme nje studim te shkelqyer po krijojme regjistrimin dixhital te varferise per te identifikuar cdo qytetar e cdo familje dhe do te vendoset skema me te cilen ata nuk do te jene me ne varferi ekstreme. Varferia luftohet e gjithmone zvogelohet por per fat te keq nuk ekziston asnje vend qe ta kete zhdukur ate. Kapitalizmi e zvogelon progresivisht varferine ndersa socializmi e shperndan e shperndan dhe e perhap pafundesisht. Ky eshte dallimi. Ne socializem ndahet varferia ne kapitalizem pasuria. Ky eshte sistemi. Ndaj do te kete mbeshtetje te fuqishme.

Gjithashtu do te mbeshtetet sistemi i drejtesise. Do te ndertohen institucione te reja te vuajtjes se denimit ne menyre qe kushtet per ata qe vuajne denimin te jene gjithnje e me normale. Mund tu them se ndryshimet jane dramatike pozitive por serish problematika eshte e tille qe kerkon nderhyrje dhe ne do te nderhyjme. Do te mbeshtetet i tere sistemi i drejtesise. Institucionet e pavarura nuk kane asnje qindarke pakesim buxheti me gjithe ristrukturimin e tij madje eshte indeksuar buxheti i tyre.

Sikunder eshte indeksuar edhe buxheti per qeverite vendore. Por kesaj radhe ligjvenesi do te tregoje kujdesin maksimal per parate e taksavepaguesve sepse ata paguajne taksat dhe ato perfundojne ne xhepat e zyrtareve ne paga e te tjera por ne menyre te pamerituar. Une jam per rritjen e rrogave dhe e mbaj kete si politike konstante por ti shnderrosh bashkite e komunat ne ndermarrje punesimi eshte absolutisht e papranueshme. Ndaj ky buxhet percakton se thesari do te levroje per paga sigurime shoqerore dhe personel gjithsej 18 perqind te grantit ndersa 82 perqind e grantit do te shkoje per qytetarin per rruge kanalizime kopshte shkolla dhe transport publik. Une shpresoj zoti minister se e informove publikun se ajo qe po ndodh ne Tirane eshte absolutisht e patolerueshme eshte cnjerezore gjer ne palce. Tu heqesh abonete dhe te behesh qyteti i vetem ne bote qe nuk u jep lehtesine e abonese disa kategorive edhe pse nuk eshte ndonje lehtesi kaq e madhe vetem e vetem nga babezia ne menyre absolute ata do te humbasin licencen dhe do ta humbasin ne menyre perfundimtare. Ligji te detyron qe veteranet invalidet te semuret studentet te kene nje qendrim teresisht shume lehtesues ne transport. Ligji dhe morali te detyrojne te ofrosh abone. Por del akrabaja e drejtuesve dhe heq ne menyre te njeanshme e te pacipe abonete. Me vijne me dhjetera mesazhe nga kjo kategori. Nuk mund te sillesh si zuzar ndaj detyrimit kontraktual qe ke. Zoti minister ata duhet te ndeshkohen ne menyre shembullore. Te hapet tregut dhe kusht te jete abonoja dhe respektimi i saj. Ndersa ata te shkojne ne prokurori per ndjekje penale pasi kane thyer jo nje por disa ligje te vendit u bene zot te rrugeve te qytetit e te qytetit per te ndeshkuar qytetaret. Kjo nuk ndodh kurre. Ndaj me ta te veproje ligji. E ritheksoj 82 perqind e grantit do te shkoje per qytetarin. Kjo na imponohet sepse ju garantoj se 80 perqind e grantit shkon per zyrtarin. Ne nuk perzihemi dhe nuk i bejme as nderhyrjen me te vogel pushtetit vendor ne taksat qe ai mbledh le ti bejne rroga apo cfare te duan. Ne nuk i bejme taksat kombetare rroga e pensione por i bejme edhe rroga edhe pensione edhe rruge edhe kanalizime edhe shkolla edhe spitale e ilace. Ky eshte rregulli. Ne qofte se i shnderron bashkite e komunat ne ndermarrje punesimi sigurisht do ti besh rroga. Kjo eshte edhe risia mbi 80 perqind do te shkoje per qytetarin. Gjithashtu do te jete per te paguar edhe ujesjellesit se lihen qytetaret pa uje. Abuzohet nuk permbushen detyrimet dhe kjo ben qe CEZ me shume te drejte te prese furnizimin me energji. Te gjitha parate do te jene disponibel jane para per ujin e qytetareve. Po ashtu me ze te vecante u eshte dhene bashkive dhe komunave paga e kujdestareve te konvikteve por nje pjese te tyre nuk u japin pagat dhe imagjinoni se ne buxhetin e vitit 2010 e kishin kete ze te vecante. Kur beme transferimin tek pushteti vendor transferuam edhe pagat por nese ben 380 police sigurisht nuk mbetet per pagat e kujdestareve. Ndaj ky buxhet duhet te jete frymezues edhe per qeverite vendore per nje perdorim te taksave ne interesin maksimal te qytetarit.

Buxheti do te mbeshtese te gjitha politikat mjedisore dhe te zhvillimit te qendrueshem te mjedisit.

Buxheti do te mbeshtese te gjithe konservimin dhe zhvillimin e metejshem te trashegimise kulturore te vendit.

Buxheti do te mbeshtese mbrojtjen dhe modernizimin e ushtrise shqiptare ne menyre qe ajo te behet nje ushtri profesioniste moderne per tu perballur me sukses me te gjitha detyrat e saj te medha ne kohe paqeje brenda vendit por edhe ato qe kerkon Aleanca e Atlantikut te Veriut ne misionet e saj.

Buxheti do te mbeshtese diplomacine shqiptare Policine e Shtetit dhe sistemet e saj. Pra ne teresi reformat e thella ekonomike. Nuk kemi votuar ndonjehere te dashur qytetare nje buxhet kaq te fuqishem kaq te studiuar sa buxheti i vitit 2011.


03/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›