Qeveria ngrin akcizen e naftes
Qeveria ka kaluar nje projektligj te pergatitur nga Ministria e Financave, i cili ngrin akcizen e naftes ne 37 leke per liter, pavaresisht cmimit te blerjes se saj ne tregun boteror. Kjo mase, e cila pritet te miratohet edhe nga kuvendi brenda ketij viti, do te reflektohet ne tregun me pakice duke sjelle cmime me te larta per konsumatoret. Importuesit kercenojne se nese ligji do te kaloje ne kuvend atehere, cmimi i naftes ne treg mund te pesoje nje rritje nga 7 deri ne 10 leke per liter. Ligji ekzistues, i detyronte tregtaret qe te paguanin nje norme akcize te barabarte me 75 perqind te cmimit deri ne dogane, por me kusht qe vlera te mos ishte me e vogel se 27 leke per liter dhe me e madhe se 37 leke. Ulja drastike e cmimit te naftes ne bursa ka bere qe vlera reale e akcizes qe paguajne tani tregtaret te jete kufiri i poshtem ai 27 leke per nje liter, duke sjelle nje tkurrje te te ardhurave ne buxhet. Dhe pikerisht ky eshte dhe shkaku qe qeveria ka nderhyre per te ndryshuar ligjin.