E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara nga zjarret, ministrat Vengu dhe Hoxha: Vit i vështirë, duhet të jemi vigjilentë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako ditën e sotme në një deklaratë për mediat bënë publike masat e marra dhe mobilizimin e strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

Qveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit.

Ministri Vengu bëri me dije se në total, si pasojë e zjarreve janë djegur 29 mijë hektarë tokë.

Pirro Vengu: Ky takim ka dy qëllime, vlerësimi i gatishmërisë operacionale për emergjencat civile dhe leksionet e nxjerra nga muaji korrik dhe vlerësimi i dëmeve, konstatimi dhe përgjigjja që duhet t’u japim banorëve të prekur. Deri në fund të muajit korrik kemi pasur 59 zjarre masive (që tejkalon sipërfaqen 1 ha). Në total janë 29 mijë ha sipërfaqe e djegur. Kanë qenë të angazhuar 14200 persona, 2000 mjete dhe janë zhvilluar 63 operacione ajrore. Katër helikopterë të forcave tona kanë qenë në gatishmëri të plotë, dy helikopterë nga Hungaria, dy Canadair nga Italia, dy nga Greqia dhe një nga kroacia. Nuk ka pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore dhe të specializuara në dispozivcion. Ne do vazhdojmë të investojmë qoftë në rinovimin e flotës ajrore qoftë saj tokësore.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi sot se viti aktual është një ndër më të vështirët përsa i përket përballjes me zjarret në vend, duke theksuar se faktori njerëzor ka qenë shkaku kryesor i situatave të krijuara. Hoxha bëri të ditur se deri më tani janë regjistruar 59 zjarre të mëdha dhe 961 zjarre të vogla. Ai vlerësoi reagimin e menjëhershëm të strukturave shtetërore, duke theksuar se nuk është shënuar asnjë humbje jete.  Ministri bëri me dije se 21 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme janë arrestuar. Ai i bëri thirrje Prokurorisë që të trajtojë me seriozitet maksimal këtë vepër penale, ndërsa paralajmëroi se edhe muaji gusht do të jetë i vështirë në këtë drejtim.

Ervin Hoxha: Kjo është një betejë e përvitshme, por ky ka qenë një nga vitet më të vështira dhe më të komplikuara për sa i pëkert zjarrve, faktori kryesor ka qenë faktori njerëzor që e ka bërë akoma më sfiduese këtë sfidë që ne kishim. Deri sot vendi është përballur me 59 zjarre, me 961 zjarre të vogla, përfshirë zjarre në banesa, biznese apo sipërfaqe të tjera. Përballë kësaj situatë mobilizimi ynë ka qenë i menjëhershëm. Fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.. Policia e Shtetit ka qenë vendimtare në evakuimin e përkohshëm dhe rikthimin e menjëhershëm në banesat e tyre të qytetarëve tanë, dy punonjës policie janë lënduar, në një akt herotik, njërin prej tyre do ta veçoja me emër, Agim Troci, shefi i komisariati të Delvinës.

Ndërhyrja e tyre në një banesë që po digjej për fat shpëtoi banorë të bllokuar nga flakët. Sa i takon shkaqeve të zjarreve në disa raste kemi të bëjmë me faktorin njerezor. Polica e shtetit ka identifikuar dhe proceduar 120 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshem apo nga pakujdesia dhe janë arrestuar 21 persona. I bëj thirrje Prokurorisë, që këtë vepër penale, e lidhur me zjarrvënein e qëllimshme ta trajtojë me gjithë përgjegjësinë që u jep ligji.

Shpesh dëmi është i madh, i pariparueshëmn, askush nuk do të mbetet pa mbajtur përgjegjësi kur rrezikon jetën pronën dhe natyrën. Parashikimet janë që edhe gushti do të jetë një muaj i vështirë për ne prandaj duhet të jemi vigjilentë./vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›