Qeveria propozon Gentian Sulën si anëtar të Këshillit Drejtues të AKEP

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme t’i propozojë Kuvendit emërimin e Gentian Sulës si anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Vendimi u mor me propozimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.