E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria rrit fondin financiar për studentët e shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer

TIRANË-Me propozim të ministrit të Arsimit, qeveria ndryshoi sot vendimin për fondin e ekselencës për mbështetje financiare të studentëve e shkencëtarëve të rinj të shkëlqyer.

”Në pikën 1, të vendimit nr.554 datë 7.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “ ... deri në 100 000 000 (njëqind milionë) lekë në vit ...” zëvendësohen me “ ... 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë në vit ...”, thuhet në vendmin e publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu qeveria vendosi sot miratimin e ndryshimit të statusit të institucionit privat të arsimit të lartë “Shkolla e lartë private “Universiteti Polis””, nga shkollë e lartë universitare në universitet.

Në vendim thuhet se ky institucion privat i arsimit të lartë ruan akreditimin institucional dhe të programeve të studimit, të fituar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›