E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria rrit ndjeshëm rrogat e arsimtarëve, mjekëve dhe infermierëve

Kryeministri Berisha informoi në mbledhjen e qeverisë për miratimin e buxhetit shtesë, se këtë vit do të rriten sërish rrogat e arsimtarëve me 22 për qind, rrogat e mjekëve me 20 për qind, të infermierëve me 22-23 për qind. Gjithashtu pagat e punonjësve të tjerë buxhetorë do të pësojnë një rritje prej 8 deri në 18 për qind.
Kryeministri theksoi se kjo është rritja e dytë më e madhe, duke kompensuar në këtë mënyrë taksën e sheshtë dhe duke bërë një hap të madh në investimin në burimet njerëzore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›