E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare 550 milionë lekë për rrugën Përmet-Çarçovë

Qeveria shqiptare  550 milionë lekë për rrugën Përmet-Çarçovë

Me një investim që kap vlerën e 550 milionë lekëve të rinj, qeveria shqiptare ka nisur rikonstruksionin e rrugës Përmet –Çarçovë . Pali Miço përgjegjëgjës i fondit shqiptar të zhvillimit në Gjirokastër  thotë se , punimet po ecin me ritme normale dhe do të zgjatin një vit.

“Projekti parashikon rikonstruksionin e plotë të këtij aksi rrugor tek e njëjta gjurmë ekzistuese e rrugës .Punimet e parashikuara janë riveshje me shtresa të lehta asfaltike në të gjithë sipërfaqen e rrugës, kanal betoni në pjesën më të madhe të gjatësisë së rrugës, meremetimi i të gjitha veprave të artit në rrugë dhe ndërtimi i veprave të reja .Ndërhyrje gjithashtu do të kryhen në trotuare në zonat e banuara  dhe sinjalistikë” .

Ky aks me një gjatësi 27.1 km do ti shërbej të gjithë banorëve të zonës , por edhe turistëve të shumtë që vizitojnë zonën e Përmetit ,Ersekës dhe Korçës

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›