E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shqiptare: Strehojmë 210 muxhahedinë nga Iraku

ATHINE - Qeveria shqiptare ka komunikuar se do të “mirëpresë e strehojë” 210 muxhahedinë nga Iraku. Kjo është komunikuar gjatë takimit të kryeministrit Berisha me ministren alternative të Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjet e Lindje së Mesme, Barbara Lif.

Lajmi është publikuar në agjencinë e lajmeve greke ANA.

“Pasi u vërtetuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë, biseda u përqendrua në zbatimin e projektit për transportin e disa personave të organizatës (Mojahedin-e-Khalq) ΜΕΚ, të cilët gjenden në garnizonin “Liria” në Irak dhe që për arsye humanitare do të transportohen në Shqipëri. OKB u ka ofruar disa prej “banorëve” të garnizonit “Liria” statusin e refugjatit dhe bashkëpunon me qeverinë që të gjejë një zgjidhje të sigurt dhe të garantuar”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›