E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, takim me donatorët për reformat

Tiranë, 4 Qershor, NOA - Qeveria organizoi sot një tryezë të rrumbullakët me donatorët, e drejtuar nga ministri për Inovacionin e Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo si dhe ambasadori Robert Bosch, shef i Misionit të OSBE-së në Shqipëri dhe kryetar i radhës i Sekretariatit Teknik të Donatorëve.

Pollo përmendi në fjalën e tij reformat e 6 muajve të fundit të qeverisë në një sërë fushash dhe impaktin e tyre në zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE. Propozimi i fundit i Komisionit Europian, për të hequr vizat afatshkurtra për Shqipërinë, - u shpreh ministri Pollo, - është një hap historik për çdo qytetar shqiptar, i realizuar me punë e djersë.

Ndërsa përsa i përket strategjisë për ri-integrimin e të kthyerve shqiptarë, ministri Pollo tha se ky dokument do të miratohet nga Këshilli i Ministrave në mes të qershorit.

Lidhur me politikat ekonomike, ministri Pollo vijoi se masat e marra nga qeveria shqiptare, investimet e mëdha në infrastrukturë, si dhe një ekspozim relativisht të vogël të sistemit tonë bankar ndaj tregjeve financiare ndërkombëtare, kanë pasur efekte pozitive në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Nga ana e tij, ambasadori i OSBE-së, Bosch iu drejtua tryezës në emër të komunitetit të donatorëve dhe shprehu kënaqësinë e tyre lidhur me progresin e konsiderueshëm në drejtim të zbatimit të Sistemit të Integruar të Planifikimit, i cili do të ndihmojë edhe në përputhjen më të mirë të asistencës së jashtme me prioritetet e qeverisë.

Shpresojmë që kapacitetet e forcuara gjatë viteve të shkuara me ndihmën e donatorëve do të ruhen dhe do të përdoren në mënyrën më optimale", - tha ai.

Takimi konsiderohet me ndikim të madh në çështjet e koordinimit të donatorëve dhe shërben si një forum për të shkëmbyer informacion dhe për një dialog të hapur e konstruktiv në përmirësimin e efektivitetit të ndihmës së huaj në Shqipëri.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›