Qeveria tenton të rrisë të ardhurat

Produktet e kompanisë shtetërore të naftës, “Albpetrol”, do të shiten me çmim burse, duke synuar rritjen e të ardhurave për shoqërinë që është në prag privatizimi.
Aktualisht, kompania operon me çmime fikse tepër të ulëta, të cilat vendosen dhe rishikohen me kontratë, ndërsa me rregullin e ri, do t’i shesë sipas çmimit të bursës, që aktualisht është i lartë, rreth 75 dollarë për fuçi.
Megjithatë, vendosja sipas kushteve të bursës e bën “Albpetrolin” të jetë në varësi të tregjeve të huaja dhe në rast ulje të çmimit, atëherë edhe kompania është e detyruar t’i përgjigjet sjelljes së tregut ndërkombëtar.
Vendimi është marrë nga qeveria më 16 qershor, me një akt normativ dhe me propozim të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.