E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria vendos të anulojë fondin e veçantë për punonjësit e administratës

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë- faqe 4Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave është anulluar dje fondi i veçantë për pagesat për arritje të rezultateve të larta në punë nga punonjësit e administratës.

Në vendim thuhet se për vitin 2012, fondi i veçantë nuk do të përdoret për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë, për shpërblime të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore, për dhënie ndihmash të menjëhershme në razte fatkeqësish dhe në raste të tjera, si dhe për veprimtari social-kulturore.

Deri në fund të vitit të shkuar shpërblimi për rezultate të mira të punës gjatë vitit për çdo punonjës jepej i diferencuar nga drejtuesi i njësisë së qeverisjes së përgjithshme dhe shkon deri në 75% të rrogës.

Siç shkruhet edhe në gazetën Shekulli, edhe nëse ndodh ndonjë fatkeqësi apo sëmundje e rëndë, njerëzit duhet të ndihmojnë njëri- tjetrin sepse shteti ka hequr dorë nga kjo përgjegjësi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›