Qindra të evakuuar zbarkojnë në Arabinë Saudite ndërsa luftimet në Sudan hyjnë në javën e tretë

Qindra të evakuuar mbërritën në Arabinë Saudite nga Sudani ndërsa luftimet e ashpra në vend midis ushtrisë dhe një grupi rival paraushtarak hynë në javën e tretë, pavarësisht një përpjekjeje tjetër për armëpushim.
Përleshje të dhunshme shpërthyen në kryeqytetin Khartoum pranë pallatit presidencial në qendër të qytetit.
Forcat e Armatosura të Sudanit, të udhëhequra nga Abdel Fattah al-Burhan dhe grupi paraushtarak i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, të udhëhequr nga Mohamed Hamdan Dagalo, kanë rënë dakord për armëpushime të shumta, por asnjë nuk është mbajtur.
Situata në Sudan është përkeqësuar që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill, duke lënë qindra të vdekur dhe dhjetëra mijëra të larguar drejt vendeve fqinje.
Një anije tregtare me më shumë se 1800 të evakuuar mbërriti në qytetin portual saudit të Jeddah të shtunën.
Anija mbante 20 qytetarë sauditë me njerëzit e mbetur nga vende të ndryshme evropiane, aziatike dhe afrikane të evakuuar nga Sudani, tha Ministria e Jashtme saudite citon CNN.
/rtsh.al/