Qipro lideret bisedime urgjente pas rrezimit te marreveshjes ne parlament
Udhëheqësit politikë në Qipro janë takuar për bisedime urgjente, një ditë pasi parlamenti refuzoi marrëveshjen ndërkombëtare të shpëtimit.
Presidenti qipriot Nikos Anastasiades është takuar liderët e partive për të diskutuar një Plan B.
Udhëheqësit politikë Ministri i Financave Mihalis Sarris është në Moskë për të kërkuar ndihmë nga Rusia, e cila mban investime multi-miliardë dollarëshe.
Një ditë pasi parlamenti qipriot ka vendosur të mos mbështesë marrëveshjen e eurogrupit për dhënien e kredisë, kanë ardhur dhe reagimet e para. Ministri gjerman i financave, Shauble ka paralajmëruar se nëse Qipro nuk do të pranonte marrëveshjen me gjithë kushtet që përfshinte ajo atëherë bankat e ishullit mund të mos e merrnin veten për një kohë të gjatë. Me shumicë votash dhe ansjë kudnër deputetët ashtu si pritej dhe kishte paralajmëruar dhe vetë presidenti i vendit kanë hedhur poshtë marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar ndërkombëtar për lëvrimin e një kredie prej 10 bilion eurosh. Një nga kushtet kryesore ishte tërheqja e nëj interesi prej 9.9 për qind me detyrim nga cdo llogari bankare me mbi 100 mijë euro. Ndërkohë ministri qipriot i financave ka udhëtuar në Moskë me shpresën për të marrë një hua të radhës e cila duhet të shlyhet deri në 2016-ën.