E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro voton sot paketën e ndihmës

Gazeta Shqip

kriza ne qiproParlamenti në Qipro pritet të votojë sot për paketën e ndihmës.

Muajin e kaluar, Qiproja ka negociuar një paketë shpëtimi prej 23 miliardë eurosh me partnerët e Eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Marrëveshja parashikon që depozituesit me mbi 100 000 euro në bankat e Qipros të humbin një sasi parash nga kursimet e tyre.

Ky ka qenë kushti kryesor që kreditorët ndërkombëtarë ti japin Qipros kredinë prej 10 miliardë eurosh, për ta shpëtuar atë nga falimentimi.

Asnjë parti e vetme nuk ka shumicën në Parlamentin qipriot, por qeveria është duke llogaritur në anëtarët e koalicionit të saj të qendrës së djathtë.

30 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Qipro voton sot paketën e ndihmës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›